Edi Rama ka thene se Gramoz Ruci eshte figura e duhur per te qene ne krye te Kuvendit te Shqiperise.

Emrin e tij e ka bere publik edhe me pare, por ne Asamblene e sotme ai tha se emri i Gramoz Rucit ne krye te Kuvendit eshte garancia e pare per ndryshime te medha.

“Grupi parlamentar, po e nis nga koka. Gramozi e ka mbuluar prej vitesh këtë detyrë por mandati ynë i ri kërkon ti japim Kuvendit të Shqiperise një kryetar të ri dhe me autoritetin e posacëm Gramozi është jo vetem kryetari i natyrshëm për këtë mandat por edhe figura politike që do ngjitet me eksperiencën më të madhe.

Është nder e krenari që ti japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”. Teksa Ruci e “priti” kete lajm me syte dhe koken ulur. “Qe do ta mbash me nder nuk e ve ne dyshim por shpresoj ta besh sa me mire”, i tha Rama.

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F10155087091446523%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]
Artikulli paraprakSULMI KAMIKAZ NË XHAMINË NË KABUL, 28 TË VDEKUR
Artikulli tjetërKUSH ËSHTË SENIDA MESI ?!