Qendra e Bajzës në Malësinë e Madhe po transformohet rrënjësisht falë projektit për rikualifikimin e saj, një investim i shumëpritur nga banorët e qytezës. Kryeministri Edi Rama ishte dje në Bajzë, ku inspektoi në terren ecurinë e punimeve.
Me vetëm 4 ndërtime me leje dhe 200 të tjera pa leje, me rrugë të shkatërruara dhe të bllokuara qendra e Bajzës ishte shndërruar në shembullin më negativ të infrastrukturës, si për këmbësorët, ashtu edhe për mjetet. Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, tha se investimi i munguar prej vitesh po i jep më në fund qytetit panoramën që meriton.
Banorët janë shumë të kënaqur me këtë investim.
Paralelisht vijon puna me sistemim, gjelbërimin. Përveç kësaj, po prapë është ndërtuar shkolla 9-vjeçare nga financimet e Ministrisë së Financave, si dhe rruga nga kisha në Peraj që ishte katastrofë, që lidhej me autostradën. Bajza ka marrë formën e një qyteti të vërtetë shumë simpatik