Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka drejtuar për herë të parë një letër publike kryetarit të Partisë Demokratike ku i kërkon që të ulen në tryezën e bisedimeve sa i takon çështjes së Reformës në Drejtësi.

Rama shkruan në letër se duhet ngritur një tryezë për dialog sy më sy për Reformën në Drejtësi. Rama shton se ky forum qeveri-opozitë duhet të bëhet pa prezencën e ndërkombëtarëve, në mënyrë që t’u jepet partnerëve provën e vullnetit të përbashkët. Këtë letër ai e mbyll me një pyetje: Ne jemi gati, ju a jeni?

Artikulli paraprakBUJQËSIA, PYJET DHE MJEDISI PËRMBYLLIN DËGJESAT PUBLIKE PËR BUXHETIN
Artikulli tjetërSHPËRTHIME NË TURQI, TË PAKTËN SHTATË TË PLAGOSUR