Ashtu sic kishte deklaruar, pas qarkut të Kukësit dhe Dibrës, Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në facebook edhe raportin e qytetarëve për Qarkun e Shkodrës.

Fillimisht Rama është ndalur tek numri i votave ku PS në qarkun e Shkodrës ka marre 39.247 vota, 1432 vota me shume se ne zgjedhjet e vitit 2013. Duke u ndalur tek analiza e shifrave, sic është publikuar edhe ne raportin e Kryeministrit Rama, Bashkite Shkodër dhe Vau Dejës, rezultuan me nje performace te dobet per PS, por ne lidhje me voten e majte treguan rritje. Ne Bashkine Shkodër sa i takon shifrave, ZAZ 3 eshte ajo me performacen me te mire ndersa me e dobeta eshte ajo ZAZ 2. Sa i takon degjesave me publikun ne raportin e publikuar ne Kryeministri Rama ne facebook, behet me dije se degjesat publike jane organizuar ne te gjitha zonat e Qarkut te Shkodres ku problematikat kryesore jane : -ecuri e dobët e procesit te legalizimeve -ecuri e dobet me procesin e regjistrimit te pronave dhe dherbimi i keq ne hipoteke -mbifaturime nga OSHEE dhe nevoja per investime ne rrjet -Mungesa e infrastruktures rrugore -Mungesa e rrjetit te ujesjellesit -Mungesa e sherbimeve -Punesimet pa kriter dhe paaftesia e administrates publike -Pranimi dhe levizja e trupes se arsimetareve ne kundershti me rregullat

Artikulli paraprakSULM NDAJ BARONIT TË DROGËS NË KISHË, VDESIN 50 NJERËZ
Artikulli tjetërNIPI GRABIT NE SHKODER SHTËPINË E TEZES QË JETONTE NË GJERMANI