Rama në Slloveni:Turp që BE nuk ka liberalizuar vizat për Kosovën. Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet ne nje vizite dy ditore ne Slloveni ka reaguar pasditen e se henes ndaj refuzimit te BE per liberalizimin e vizave me Kosoven.
Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni ushtarake në Pallatin Presidencial në Lubjanë nga kryeministri slloven Miro Cerar, më të cilin zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas një takim mes delegacioneve respektive. Dy homologët në këtë takim vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve mes vendeve dhe shprehën vullnetin e përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e tyre në fusha me interes të ndërsjellë. Kreu i qeverisë sllovene Cerar vlerësoi rolin e kryeministrit Edi Rama në arritjet e vendit në procesin e integrimit në BE dhe theksoi se vendi i tij mbështet aktivisht që sa më parë të caktohet data për çeljen e negociatave. Në këtë kontekst, kryeministri slloven vlerësoi reformën në drejtësi si një hap të rëndësishëm të hedhur drejt integrimit të Shqipërisë në BE dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim. Në takim u diskutua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon, me theks Kosovën. Kryeministri shqiptar theksoi se qeveria mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shprehu bindjen se njohja sa më e shpejte e Kosovës nga Serbia, do të jetë në dobi të vetë Serbisë, si dhe do të lehtësojë proceset bashkëpunuese. Ndër të tjera, Kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë e një vendimmarrjeje sa më të shpejtë nga ana e BE për liberalizmin e vizave me Kosovën. “Fakti që ka vetëm një popull, i cili nuk lëviz dot lirisht si të gjithë të tjerët në Evropë, për shkak se duhet të lëvizë me vizë në çdo vend, dhe ky është populli i çliruar i Kosovës, është një turp për BE”, u shpreh Kryeministri