Vota masive e qytetareve për Kryeministrin Edi Rama nuk është trofe, por një përgjegjësi e shtuar për tju rikthyer qytetareve besimin që i kanë dhënë.Në vijim të turit të falenderimeve per 14-majin, Rama u ndal në Lezhë dhe Kurbin dy prej bashkive që kryesocialisti i kishte menduar si të diskutueshme.

Në fjalen e tij para mbështetesve të Lezhës dhe Kurbinit, kryeministri Edi Rama falenderoj të gjithë të djathtet që votuan kandidatet e Partisë Socialiste apo nuk dolen fare në votime.
Kryebashkiaku i rizgjedhur i Lezhës Pjerin Ndreu falenderoj të gjithë socialistet për punen e bërë gjatë fushates elektorale e cila u përkthye në një rezultat historik me 14-maj.

Partia Socialiste arriti të fitoj 2 nga tre Bashkitë e Qarkut të Lezhës në zgjedhjet vendore të 14-maj, si dhe doli force e parë politike në Këshillat Bashkiak.

Artikulli paraprakSHËNGJINI BËHET GATI PËR FESTIVALIN UNUM
Artikulli tjetërSHOQATA E QENVE: QYTETARËT TË MOS I SULMOJNË