Në teatrin “Migjeni” në Shkodër është zhvilluar edicioni i dytë i festivalit të improvizimit në Piano. Ky festival më uniku në gadishullin e Ballkanit solli për publikun përjetimet dhe gjëndjen emocionale të momentit të improvizuara nga artisti. Robert Bisha drejtori artistik i këtij festivali shprehet se ky festival nuk do të ndalet por do të vazhdojë traditen edhe vitet e tjera. Pianisti Italian Alfonso Santimone shprehet i lumtur që ndodhet në Shkodër.
“ Robertin e njoh prej 20 vitesh kur ishte nje djalosh i ri dhe me fliste shpesh per Shkodren. Jam shume i lumtur qe me ka ftuar ne kete festival qe po con perpara edicionin e dyte. Eshte nje projekt kurajoz qe duhet mbeshtetur. Sa i perket Shkodres mund te them se eshte nje qytet terheqes. Une jam mesuar te improvizoj dhe perpara nje publik. Te luash vetem dhe te improvizosh eshte nje emocion i vecante sepse je i çarmatosur perpara publikut ne nje fare menyre. Nga ana tjeter eshte edhe avantazhi te vazhdosh rrugen drejt sepse nuk eshte askush te te diktoje, pra je i lire te shprehesh idete qe te vijne nga emocionet qe te krijojne njerezit aty dhe vendi. Sa i perket asaj qe luaj asnjehere se di sepse jo me kot eshte improvizim.”
Pianisti Alfonso Santimone-s, solli për publikun një muzik të karakterizuar fuqishëm nga improvizimi e cila lëvizte nga tradita e muzikës blues për të mbërritur tek ajo e Jazz.