Gazetarët sportivë shkodranë janë mbledhur sërish pasditen e së mërkurës për të kujtuar kolegun e tyre Ramadan Bigza.

Këtë herë me rastin e dyvjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Padyshim që kjo ka qenë një humbje e madhe për të gjithë ne dhe një figurë e tillë e gazetarisë nuk mund të anashkalohet kollaj.

Edicioni i dytë i kupës me emrin e tij u zhvillua në kompleksin “Fredi”- Juban, që gjithmonë ka hapur dyert për gazetarët në organizimin e të tilla eventeve.

Në këtë edicion të dytë morën pjesë ekipet e televizioneve lokale të Shkodrës, pikërisht RTSH, Star Plus TV, TV1 Channel dhe TV Rozafa dhe kupën e fitoi stafi i RTSH .

Të pranishëm ishin edhe familjarët e Ramadan Bigza ku bashkëshortja e tij falënderoi pjesëmarrësit dhe kolegët e Danit siç e quante ajo vetë.

Ndërkohë edhe kolegët e tij gazetarët sportive përcollën emocione dhe disa kujtime që kanë përjetuar më Ramadani Bigza.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË TURIN NDËRKOMBËTAR ÇIKLISTIK TË KOSOVËS
Artikulli tjetërLEZHA I THOTË “JO DUHANIT”