Për tri ditë me radhë në Shkodër do të zhvillohet edicioni i gjashtë i festivalit të filmit “Ekrani i Artit”. Organizatori i këtij aktiviteti, artisti me famë botërore Adrian Paci thotë se këtë vit risia është rikthimi i shfaqjes së filmave në kinema “Millenium”.

Drejtori artistik i këtij viti, kuratori dhe kritiku i artit Edi Muka thotë se filmat që do shfaqen në edicionin e gjashtë sjellin sfidat me të cilat përballet bota sot të cilat janë sfida edhe për Shqipërinë. Pjesë e këtij edicioni do jetë artistja Michela Depretis nga stafi didaktik i fondacionit Merz.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe faleminderit për ftesën nga ana e Melisës dhe Adrianit. Këtu shihet një pjesë e vogël paradhënie e punës që është realizuar në laboratorët e vogla. Ishte një eksperiencë e bukur. Pas pak do të vijnë edhe tre persona të tjerë që janë të përfshirë si në rrjedhën e punës e gjithashtu edhe pjseë e skuadrës. Urojmë që në një farë mënyre të mund të marrim pjesë me përmbajtjen tonë në këtë festival. Natyrisht me diçka shumë specifike rreth politikës së Marisa Merz”.

Pjesë e festivalit të filmit “Ekrani i Artit” do të jenë edhe trajnimet me klasat 9-vjeçare të shkollave të Shkodrës nën drejtimin e Melisa Ballatës si koordinatore e punëtorisë “Në kërkim të një kohe tjetër” mbi veprën e artistes Marisa Merz. Për herë të parë festivali i filmit “Ekrani i Artit” do të ketë një ditë fokusi, dedikuar filmit dhe videoartit në Suedi ndërsa do të vijojë bashkëpunimi me festivalin ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër në Oberhausen të Gjermanisë.

Artikulli paraprakPËRPLASEN 2 MOTORÇIKLETA, PLAGOSET 1 PERSON
Artikulli tjetërKOPËSHTI “BEP TUSHA” FESTON 1 QERSHORIN