Muzike, buzeqeshje dhe entuziazem. Në këtë mënyre u përcoll edicioni i tretë i “Country Fest” në Lezhë, nje event muzikor me protagonist fëmijet.

Talentet e vegjel kthyen në vëmendje artin dhe muzikën country duke krijuar një atmosferë argëtuese jo vetëm për protagonistët, por edhe për vetë pjesëmarrësit e shumtë që e ndoqën nga afër.

Country Fest sjell atmosferen e fshatit në qytet, ndaj dhe fëmijet duhet të duan sa më shumë fshatin, thotë përgjegjesia e Qendres Kulturore Gjergj Lacaj në Lezhë, Mimoza Xhafa.

E gjithë atmosfera, skenografia dhe veshjet e fëmijëve ishin një ansambël që prezantonte më së miri një mënyrë të re për të aktivizuar fëmijët dhe për t’i argëtuar ata. Country Fest” zgjati për rreth 1 orë duke i dhënë qytetit mjaft gjallëri në këto ditë të nxehta vere.

Artikulli paraprakMBYTI FOSHNJEN, MBYLLEN HETIMET PËR NËNËN
Artikulli tjetërHOT I RI, BANORËT APEL INSTITUCIONEVE