“Volej-Poja Beach Trophy” është edicioni i tretë rradhazi në plazhin e Velipojës që vjen i organizuar nga bashkia Shkodër.

Ky organizim ka si qëllim përfshirjen e të rinjve dhe pushuesve në plazhin e Velipojës në këtë aktivitet sportiv i cili do të zgjasë për tre ditë.

Kësaj rradhe ka pjesëmarrje më të madhe në krahasim me dy vitet e kaluara. Interesante ishte fakti se përveç sportistëve amatorë ka edhe shumë profesionistë që vinin jo vetëm nga ekipi i Vllaznisë por edhe nga Tirana, Shijaku, Elbasani etj.

Në “Volej-Poja Beach Trophy” për meshkuj do të konkurojnë 17 çifte ndërkohë që për femra janë 5 çifte pjesëmarrëse.

Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet më 29 gusht ku nuk do të mungojnë edhe çmimet simbolike për pjesëmarrësit në këtë aktivitet.

 

Artikulli paraprakSTATISTIKAT , NE KALOJMË 5 ORË NË DITË NË KAFE
Artikulli tjetërDENONCIMI, LOJTARI NJË VIT PA U PAGUAR TEK VLLAZNIA