Java e Solidaritetit në nder të Shën Terezës ka filluar me aktivitete kulturore, recitime dhe poezi, të cilat u mbajtën në ambientet e Shkollës Edith Durham.

Sipas mësueses së letërsisë në këtë shkollë, një aktivitet i tillë synon të japë një kontribut sado të vogël në nder të figurës së shenjtës shqiptare. Për nxënësit e kësaj shkolle, organizimiet në nder të Shën Terezës janë tepër të veçanta. E hëna shënon edhe fillimin e javës së solidaritetit në nder të shenjtes Tereza, ndërsa aktivitete të tilla do të mbahen edhe gjatë javës në qytet.

Artikulli paraprakVARRI I IDROMENOS DREJT SHPËRFYTYRIMIT
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E USHQIMIT NË “HAXHI SHEH SHAMIA”