Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Edmond Doçi, ka komentuar rreth situatës së fundit të rezultateve që po kalojnë kuqeblutë. Në një intervistë për “Star Plus”, ai foli për pozicionimin e skuadrës pas plot 9-përballjeve pozitive. Doçi tha se ekipi ka një harmoni të plotë, gjë që ka ndikuar në suksesin e Vllaznisë në ndeshjet e fundit.

Në fakt, sipas Doçit, Vllaznia është e tjetërsuar nga ajo e fillim-sezonit, ndërsa mbetet me besimin e plotë se titulli është mëse i arritshëm.

Doçi foli edhe për ndeshjen ndaj Egnatias, që do të luhet ditën e shtunë.

Vllaznia ka 9-ndeshje që nuk humbet. Kuqeblutë kanë mposhtur në Kupë Flamurtarin dhe në 8-ndeshje kanë grumbulluar 20-pikë në kampionat.

Artikulli paraprakSHKODËR – VELIPOJË, AKSI I RREZIKSHËM
Artikulli tjetërVLLAZNIA FUTSALL ELEMINOHET NGA KUPA