Edmond Emini do të jetë drejtori i ri i filialit të postës në Shkodër.Emini i cili me 15 shkurt të këtij viti u emërua në krye të partisë sociliste në Shkodër do të zëvëndësojë në këtë post Paulin Ndojën ku ky i fundit për dy vite me radhë drejtoi filialin e postës në këtë qytet.
Prezantimi u bë këtë të Enjte nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Laert Turaj bashkë më prefektin e qarkut Valdrin Pjetri
Me emërimin e Edmond Eminit si drejtor i filialit të postës pritet që në këtë institucion të ketë disa ndryshime për të përmirësuar kryesisht shërbimin ndaj qytetarëve.