Një refugjat i lindur në Somali është arrestuar në lidhje me sulmet në Edmonton të Albertas në Kanada, ku mbetën të plagosur pesë persona, thonë zyrtarët.

I riu 30-vjeçar i paidentifikuar dyshohet për plagosjen me thikë të një polici dhe katër këmbësorëve të shtunën. Zyrtari po kontrollonte trafikun gjatë një ndeshje të Ligës Kanadeze të Futbollit, kur u godit nga një makinë me shpejtësi të lartë dhe më pas u sulmua me thikë. Kryeministri Justin Trudeau e quajti atë një “sulm terrorist”. Zyrtarët e Edmontonit thonë se i dyshuari mund të përballet me akuza të terrorizmit dhe akuza për vrasje. Ata shtojnë se ai ishte i njohur për policinë për besimin në ideologjinë ekstremiste.

Sipas transmetuesve CBC dhe CTV, brenda automjetit që goditi policin u gjet një flamur që i përket shtetit të ashtuquajtur Islamik. Zyrtari dhe automjeti i tij u sulmuan nga një makinë jashtë stadiumit Commonëealth të Albertas të shtunën mbrëma. Shoferi më pas e theri policin me uniformë disa herë, para se të ikë në këmbë.Pak para mesnatës, një burrë që ngiste një furgon me qira u hodh në një pikë kontrolli. Emri i tij në dokumente thuhej të ishte “shumë i ngjashëm” me atë që policia po kërkonte. Kamioni pastaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe u ndoq nga oficerët. Katër këmbësorë u goditën gjatë ndjekjes në atë që policia tha se ishte një veprim i qëllimshëm.

Dy këmbësorë të lënduar kanë lënë spitalin pa mjekimit ndërsa oficeri i policisë është ende në trajtim mjekësor. Kryeministri Trudeau tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar dhe i zemëruar” nga “ky akt i pakuptimtë i dhunës”. Kryetari i Bashkisë së Edmontonit, Don Iveson, apeloi për ruajtjen e qetësisë. “Terrorizmi ka për qëllim krijimin e panikut dhe mbjelljen e ndarjes për ndërprerjen e jetës së njerëzve. Ne mund të dorëzohemi por duhet të ngrihemi mbi të”.

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME MINISTRAT, RUÇIN DHE KRYESINË E GRUPIT PARLAMENTAR
Artikulli tjetër‘RAMA HARXHOI 1.4 MLN DOLLARË PËR 132 FLUTURIME JASHTË ME CHARTER PRIVAT’