Deputetja socialiste Edona Bilali ka shprehur mbeshtetjen e saj per aktorin Julian Deda ne Big Brother Vip 3. Ne nje shkrim te saj ne rrjetet sociale ajo tregon edhe arsyet perse e mbeshtet.

“Mbështes Julian Dedën në garën e “Big Brother Vip”.

Më keni pyetur që në fillim dhe megjithëse nuk e ndjek si show është e pamundur të mos dëgjosh për të, herë në biseda e herë copëza në rrjete sociale.E mbështes Julin si shkodran, ashtu sikurse kam mbështetur Luiz Ejllin në edicionin e kaluar. E mbështes për sjelljen normale që ka bërë gjatë rrugëtimit të tij. Zgjodha të përdor termin “sjellje normale” sepse normalja sot është e nënvlerësuar për shkak të shumë fenomeneve që kërcënojnë familjen e shoqërinë shqiptare që u manifestuan në mënyrën më imponuese të mundshme në këtë program si “normalja e re”.

E mbështes për modelin e familjes që tregoi, për marrëdhënien me bashkëshorten dhe fëmijët, për marrëdhenien me familjen e origjinës e cila na duket sikur e njohim nga afër të gjithë për shkak të statusit kaq publik dhe madhështisë që ka patur, ka dhe do të ketë emri i Zef Dedës.
E mbështes për gjuhën relativisht të moderuar, për marrëdhënien me shumë vajza brenda shtëpisë duke risjellë edhe një herë modelin e një marrëdhënie qytetare miqësore por gjithmonë etike mes gjinive.

Në çdo garë “fitues është ai që shton vlerë pa humbur veten.”

Suksese Jul Deda!

Artikulli paraprakFUNDJAVA ME DIELL, QYTETARËT ZGJEDHIN SHIROKËN
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET REVOLTA E SPAÇIT NË MIRDITË