Deputetja Bilali pas toneve të forta në komision vë në lëvizje AKEP. Alpet e veriut më në fund mund të vizitohen pa rrezikuar të humbasësh! Së shpejti mbulim të plotë me valë celulare dhe interneti.

Detyra e deputetit e ilustruar me rastin më të fundit. Veç detyrës smund të fsheh kënaqësinë e privilegjin për të impaktuar qarkun tim .

Alpet tona janë një pasuri por edhe aset i çmuar ende me potencial shumë të madh turizmi. Për të zhvilluar turizmin me vizionin e Shqipërisë së begatë fillimisht për komunitetet lokale pastaj në nivel kombëtar nevojitet infrastrukturë mbështetëse. Për këtë arsye në raportimin e AKEP në komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit ngrita çështjen e valëve celulare dhe atyre të internetit në zonat turistike malore nga dy operatorët që e ofrojnë këtë shërbim në vend. Fola ndoshta me tone të ndryshme nga e zakonshmja por kërkesat e vazhdueshme të banorëve por edhe bizneseve të lokale atje bënë që këtë çështje ta adresoj siç duhet dhe në kanalin e duhur.

Alpet tona janë krejtësisht të krahasueshme me shumë vende europiane lider në turizëm natyror dhe Shqipëria e 10 milion turistëve duhet të tejkalojë kapitullin e zonave që kanë valë nga njëri operator por nga tjetri jo. Shqipëria e 98% shërbime digjitale të ofruara nga qeveria duhet të ecë paralel me investimet e dy operatorëve për mbulim me internet të rrugëve që të çojnë drejt qendrave turistike dhe vetë këtyre qendrave. Falenderoj kryetarin e bordit të AKEP, Tomi Frashëri për reagimin e shpejtë dhe kërkesën që i ka bërë 2 operatorëve për të vijuar investimet në alpet tona.

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET NGA ZJARRI KULLA GISTORIKE NË MIRDITË
Artikulli tjetërPRESIDENTI BIDEN TËRHIQET NGA GARA: ÇFARË NDODH TANI?