Nje dite pas regjistrimit ne KQZ si kandidat per Bashkine e Lezhes, Eduart Ndocaj i cili do te garoje nen siglen e Alences Demokristiane u shpreh se drejtimi i Lezhes duhet marre nga nje njeri punetor dhe me vizion.

Ndocaj e rendit Lezhes si qytetin me te varfer ne Shqiperi, pas Kukesit, ndersa tha se me ardhjen e tij ne krye te Bashkise do te kete nje bashkepunim te ngushte me qytetaret aty ku duhet te investohet.

Ndocaj tha se me 30 qershor do te kete zgjedhje, pasi qytetaret e kane te domosdoshme ta ndrrojne kete bashki dhe te vije nje gjenerate e re.
Akuza te forta Ndocaj leshoi ndaj rivalit te tij ne Bashkine e Lezhes Pjerin Ndreu i cili ka marre rreth 13 mln euro per kompanine e tij “Ndreu SHPK”.

Keto deklarata Ndocaj i dha nje takim qe pati me gazetaret e Lezhes, duke thene se vendi ndodhet ne nje situate kritike, sa i takon keqqeverisjes.

Artikulli paraprakRAMA NË SHKODËR, SI U SHOQËRUAN ZJARRFIKËSIT NË POLICI
Artikulli tjetër“AKADEMIA E TË RINJVE SHQIPTAR”