EURODEPUTETI DEKLARON SE POLITIKA SHQIPTARE KA ENDE PUNË PËRPARA. Eurodeputeti Eduard Kukan ndërsa e vlerëson si shenjë pozitive pranimin e rezultatit të zgjedhjeve vendore nga palët politike në Shqipëri, por edhe ecurinë e tyre, ka theksuar se duhet të ishte miratuar në parlament rezoluta që persona me rekorde kriminale të mos hynin në garë.“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë. Raporti i OSBE përmban faktin që shumë parregullsi ndodhën gjatë procesit elektoral.

Fushata elektorale ishte positive dhe e qetë, dita e zgjedhjeve nuk solli ndonjë problem. Partitë politike pranuan rezultatet.”- ka deklaruar kukan.Më tej ai ka shtuar se do të diskutohet më tepër për procesin zgjedhor kur të dalë raporti përfundimtar të OSBE, por ai veçoi dy probleme kryesore, e para dekrimininalizimi dhe e dyta blerja e votës. “Përsa i përket zgjedhjeve lokale, u mbajtën në kontekstin e reformës administrative, që e uli numrin e njësive administrative në 61. Ishin shumë të rëndësishme sepse shihen si një test për ecjen e Shqipërisë drejt BE. Do të thoja që të vazhdojmë diskutimin kur të kemi raportin përfundimtar të OSBE. Dy çështje janë të qarta: e para, dekriminilazimi, që ishte pjesë e marrëveshjes. Rezoluta duhet të ishte miratuar në parlament që persona me rekorde kriminale të mos hynin në garë. Kjo nuk u bë. E dyta: blerja e votës. Kishte shumë raste të tilla. Është e vështirë të provohet. Nga të gjitha burimet, kjo ishte një dhunim. Gjithashtu politizimi i institucioneve shtetërore. Puna e KQZ në fillim jo OK. Para se të bëjmë gjykime përfundimtare, të presim raportin final të OSBE. Rezultati dhe vlerësimi i këtyre zgjedhjeve janë shumë të rëndësishme.”- tha Kukan.

Artikulli paraprakINUK ZBARKON NË SHKODËR, NISIN PRISHJET TEK STADIUMI
Artikulli tjetërSIGURIA E FRUTA-PERIMEVE NË RREZIK