Eduart Ndocaj do të largohet nga grupi parlamentar socialist dhe Partia Demokristiane.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Ndocaj në faqen e tij zyrtare në fb, ku njofton krijimin e një partie të re politike. Ndocaj: Pashë të arsyeshme krijimin e një subjekti të ri politik, që nuk do të jetë një parti më shumë, por një alternativë reale në politikbërjen shqiptare. Kam siguruar shumë mbështetje nga Diaspora shqiptare në Europë, Amerikë e po ashtu kam marrë mbështetje të rëndësishme nga SHBA me rastin e vizitës time të fundit. Shqipëria është vendi i të gjithëve e nuk mund të mbahet peng vetëm një elitë ekzistuese politike. Ka plotë shqiptarë që meritojnë të jenë në jetën politike e të japin kontribut në shtetbërje. Kërkoj mbështetjen e të gjithë shqiptarëve për të bërë diçka të mirë në shërbim të vendit. Lidhur me skandalin e përgjimeve dhe pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ndocaj thotë se ndjen keqardhje që ëndrrat e shqiptarëve të 2013 po shuhen para kohë. “Morali i dorëheqjes duhet të jetë një praktikë e pranishme në Shqipëri”.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA: SHKËPUTËM POLICINË NGA PREHRI I KRIMIT
Artikulli tjetërEURO 2016, DE BIASI: SYNOJMË TË KALOJMË NË FAZËN E DYTË