Bashkimi Demokristjan Shqiptar e drejtuar nga ish-deputeti Eduart Ndocaj, mbështet Partinë Demokratike dhe programin e saj për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.Teksa mori pjesë si i ftuar në prezantimin e programit të Lulzim Bashes, ish deputeti Ndocaj shprehet i bindur se këto premtime janë totalisht të realizueshme, pasi përgjatë 30 viteve është abuzuar me taksat e shqiptareve.
Partia Demokratike po ndjek rrugen e duhur dhe është vetmja shprese për shqiptaret, shton kreu i Partisë Bashkimi Demokristjan Shqiptar ish-deputeti Eduart Ndocaj.
Në intervisten e dhënë për Star Plus pas prezantimit të programit të demokrateve, Eduart Ndocaj foli dhe mbështetjen që do të kenë ish të përndjekurit politik dhe ish pronaret, duke e konsideruar si një ndër pikat kryesore të premtimeve të Lulzim Bashes për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.