Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj ka dalë në mbështetje të kandidateve të kualicionit “Bashkë Fitojmë”, në grupimit të Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 14-majit. Fushata e tij është përqëndruar në zonen e Lezhës, pasi sipas tij kjo bashki ka nevojë për ndryshim dhe këtë mund të bëjë mësëmiri mjeku Pashk Gjoni.
Duke qenë se jeton dhe punon në Itali, ish deputeti Eduart Ndocaj thotë se po punon maksimalisht për të bindur dhe sensibilizuar emigrantet që të japin kontributin e tyre, duke u bërë pjesë e votimeve në zgjedhjet vendore të 14-majit.
Bashkia e Lezhës do të ketë 2 kandidat në zgjedhjet e 14-majit kreun aktual të bashkisë Pjerin Ndreu i cili kërkon një mandat të dytë nën siglen e Partisë Socialiste dhe mjekun e njohur Pashk Gjoni i cili përfaqëson opoziten.