Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami tha se kishte pabarazi në procesin e votimit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Selami tha se në disa qendra votimi ka qenë fotoja e Lulzim Bashës.

Selami: Faleminderit për të gjithë ata demokratë që kanë shprehur vullnetin e tyre me votën e fshehtë, falenderim për të gjithë ata komisionerë dhe ata që kanë marrë pjesë në organizmin e këtyre zgjedhjeve dhe një falenderim të vecantë për përfaqësuesit e mij, nuk është kollaj të jesh përfaqësuesi i Eduart Selamit në këto zgjedhje.

Këto zgjedhje pavarësisht se janë një hap në drejtimin e duhur kanë qenë dhe kanë filluar të pabarabarta. Fatkeqësisht kjo pabarazi është reflektuar nga disa probleme që kanë dalë, që unë falenderoj edhe median që i ka publikuar.

Probleme që kanë të bëjnë me si me ndërhyrjen e disa kryetarëve të degëve, jo të gjithë, por disa prej tyre kanë ndërhyrë duke prishur atë neutralitetin, kanë bërë presione dhe i kanë kërkuar anëtarëve që të votojnë për Bashën. Kjo është një shkelje e rregullave të lojës.

Po kështu në mjaft nga këto qendra votimi fotografia e zotit Basha është e varur në qendrën e votimit. Këto kërkesa unë ja kam kaluar përfaqësuesit tim dhe në emrin tim i ka bërë në KQZ, KQZ ka shprehur mirëkuptimin për këto gjera, por këto nuk janë zgjidhur akoma.

Edhe këtu në qendrën tonë vazhdon kryetari i degës 2 që është miku im, por miqësia mënjanë. Ose nuk i njeh rregulla e demokracisë ose nuk di se çfarë është. Po kështu ka pasur raste të mungesës së emrit në listë, seksione të tëra që nuk kanë qenë të regjistruar dhe kanë shprehur votën për mua.

Artikulli paraprakVIJON “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”
Artikulli tjetërA DO TË “SHKRIJË” LULZIM BASHA?