NË SHQIPËRI HAPET QENDËR SPORTIVE NË BASHKËPUNIM ME ITALINË. Qarku i Shkodrës Shkodrës do të ketë mundësinë që nëpërmjet një bashkëpunimi me Qendrën Sportive Italiane me seli në Milano të edukojë të rinjtë nëpërmjet sportit.
Pikërisht për këtë në zyrën e kryetarit të Qarkut Maxhid Cungu është zhvilluar një takim me një delegacion sportiv nga Italia i kryesuar nga presidenti i Qendra Sportive Italiane, Massimo Achini dhe Maurizio Cadrega në rolin e koordinatorit të aktiviteteve me Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që gjendem në Shkodër për të realizuar një bashkëpunim të tillë. Synimi unë si qendër sportive italiane është të edukojmë brezin e ri nëpërmjet sportit me të gjitha kategoritë e tij. Ne kemi hapur tashmë kurset e trajnimit dhe për trajnerët por edhe për të rinjtë. Do të synojmë që vitin tjetër të bëjmë diçka akoma më të madhe. E rëndësishme është që ne kemi gjetur bashkëpunimin e duhur dhe shpresoj që çdo gjë të vijojë me sukses dhe siç e kemi planifikuar. Përsa i përket përbërjes së delegacionit, bie në sy prania e dy sportistëve shkodranë si Antonio Marku dhe Ana Gjelaj që janë përzgjedhur nga italianët si trajnerë për organizimin e aktiviteteve sportive për veriun shqiptar dhe më gjërë. Vlen të theksohet se Marku tashmë është me liçensë ndërkombëtare për drejtimin e qendrave sportive ku dhe e ka përfituar vitin e kaluar në kursin dy javorë në Milano.