Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, tha të enjten, se siguria në shkolla është e para dhe jo vetëm për ditën e parë të shkollës për për çdo ditë të vitit. E pranishme në një aktivitet, për prezantimin e raportit “Edukimi kundër dhunës dhe parandalimi i saj në shkollë”, Kushi nënvizoi se objektivi i qeverisë është krijimi i një mjedisi sa më të këndshëm dhe të dashur për nxënësit, ku siguria të jetë e para.

“Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, data 11 shtator. Të gjithë e kemi përqendruar edhe vëmendjet dhe energjitë në përgatitjet, për një fillim sa më të mbarë në të gjitha institucionet tona arsimore”, tha Kushi.

“Dhe kur flasim për përgatitjet, këto lidhen në radhë të parë me infrastrukturën, godinat, shkollat, klasat, terrenet sportive, laboratorët, por natyrisht edhe me përgatitjen e teksteve, që nga data 1 shtator do të jenë nëpër shkolla dhe pikat e distributorëve. Po kështu flasim për ngarkesat e mësuesve, përgatitjen e planeve”, shtoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Ajo garantoi se, “në qendër të vëmendjes sonë është dhe krijimi i një mjedisi sa më të dashur, sa më të ngrohtë dhe sa më miqësorë dhe sa më të sigurtë për nxënësit tanë. Sepse siguria është e para dhe për këtë, jo vetëm në ditën e parë të shkollës, por çdo ditë të vitit, të gjithë sëbashku i përqendrojmë forcat tona tek edukimi kundër dhunës dhe parandalimi i saj në shkollë dhe përtej shkollës”.

“Bashkëpunimi ynë është i ngushtë edhe me familjen edhe me strukturat e tjera të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera shtetërore që të gjithë sëbashku të parandalojmë dhunën. Kjo është fryma dhe e strategjisë kombëtare të arsimit 2021-2026, po kështu kjo përfshihet në axhendën për zhvillimin e qendrueshëm 2020-2030.

Po ashtu kështuë është fryma dhe e ligjit parauniversitar. Ndërkohë që jemi të vetëdishëm se jo vetëm sistemi ynë arsimor, por e gjithë shoqëria, i gjithë opinion publik janë gjithnjë e më shumë të ndjeshëm ndaj problemeve të dhunës. Kështu që ne jemi bashkë me familjen, që kemi përgjegjësinë kryesore për të edukuar nxënësit, për ti edukuar që në moshë të herëshme, të gjithë brezat, të gjithë shoqërinë, me luftën kundër dhunës me bazë gjinore, kundër dhunës ndaj fëmijëve…”, tha Kushi.

Artikulli paraprakBERISHA NJOFTON MBLEDHJEN E GRUPIT TË TIJ PARLAMENTAR
Artikulli tjetërTË SHTUNËN NDIHENI NERVOZ DHE TË LODHUR… HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME