PRITEN LISTAT PËRFUNDIMTARE PËR MJEKËT, FARMACISTËT E STOMATOLOGËT. Prej datës 16 prill 2015, 992 mjekë, farmacistë dhe stomatologë do të duhet të lenë vendin e tyre të punës.

Nga te dhenat e Qendres Kombëtare te Edukimit në Vazhdim rezulton se ata kanë marrë “0” kredite gjatë ciklit 5-vjeçar (2010-2014) të ricertifikimit . Sa i takon mjekeve te Qarkut te Shkodres pritet lista perfundimtare nderkohe Kryetarja e Urdhrit te Farmacisteve tregoi se farmacistet e Qarkut Shkoder nuk rrezikohen Sipas Shazit farmacistet e Shkodres kane ndjekur me rigorozitet seminaret dhe jane pajisur me pike kreditet e duhura megjithate pritet lista perfundimtare e QKEV. Mjekët, farmacistët dhe stomatologët qe kane 0 pike kredite fitojnë të drejtën për t’u rilicencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit i cili do të zhvillohet brenda gjashtë muajve, duke filluar nga data 15 prill 2015

Artikulli paraprakTAHIRI PËRSHËNDET VENDIMIN E ARTAN DIDIT
Artikulli tjetërSUKSESI I SHQIPËRISË NË FOKUSIN E “STAR SPORT”