Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ përplas me motor të moshuarin.

Një aksident rrugor me një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” ka përplasur me motor një të moshuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku Elidon Buçpapaj, punonjës policie i Repartit “Shqiponja”, duke drejtuar motorin me targë AB157, ka aksidentuar një këmbësor, 65 vjeç, bëjnë me dije burime nga policia e Tiranës. I plagosuri u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, shtojnë të njëjtat burime.

Artikulli paraprakPËRLESHJE MASIVE MES SHQIPTARËVE DHE TURQVE NË VJENË
Artikulli tjetërALARM PËR BOMBË NË SHBA, EVAKUOHET AEROPORTI