Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen.

Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë nga Forcat e Armatosura me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave.

Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përcjellë në fb urimin për Krishtlindje.
“Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!”

Artikulli paraprakERËRAT E FORTA, BIE PEMA DHE VRET NJË PERSON
Artikulli tjetërPLAGOSET ME ARMË ZJARRI POLICI PRIVAT, E QËLLOI AKSIDENTALISHT KOLEGU I TIJ