Efektivja e Policisë, Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur pas shpërthimit të një kapsolle në protestën e 22 nëntorit që u zhvillua para Kuvendit,
i është nënshtruar sot një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital, në Ankara, Turqi. Pas rreth 7 orësh ndërhyrje kirurgjikale, 24-vjeçarja ia doli me sukses.
Ky fakt është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai.
Mësohet se policja ka humbur gishtin e madh të njërës dorë, duke shpëtuar 4 të tjerë.
Për ngjarjen në fjalë u arrestua Daniel Drobaj, i cili u bë pjesë e protestës së banorëve të Unazës së Madhe që protestuan kundër shembjes së banesave të tyre.