Ka shkuar në 45 numri i të vdekur nga dy shpërthimet që ndodhën në dy kisha në Egjipt, përkatësisht në Kajro dhe Aleksandri.
Nga shpërthimet, edhe 145 persona kanë mbetur të plagosur. Sulmet janë marrë përsipër nga ai ashtuquajturi Shteti Islamik. Ndërkohë, presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi ka vendosur që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj pas sulmeve të kryetar. Masa do të duhet të miratohet nga Parlamenti i vendit. Ai ka urdhëruar më parë që të vendosej ushtria në të gjithë vendin. Grupi i të ashtuquajturit Shteti Islamik ka në shënjestër koptët e krishterë në Egjipt dhe ka paralajmëruar për më shumë sulme. Presidenti Sisi bëri një fjalim sfidues në pallatin presidencial, pas takimit me Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes. Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme do të impementohej pasi janë marrë “të gjithë hapat ligjor dhe kushtetues.
Parlamenti i kontrolluar prej tij pritet ta miratojë formalisht vendimin. Gjendja e jashtëzakonshme u lejon autoriteteve të kryejnë arrestime pa urdhër gjykata dhe forcat policore mund të hyjnë lehtësisht nëpër banesa. Sulmet vijnë një javë përpara një vizite nga Papa Françeskut me qëllim për të treguar mbështetje për pakicën e krishterë të vendit. Ai ka dënuar shpërthimet. Shpërthimi i parë ndodhi në Kishën Kopte të Mar Girgis, i njohur edhe si Shën Gjergjit, në qytetin Nile delta e Tanta, rreth 120 kilometra nga Kajro, duke vrarë 21 njerëz dhe duke plagosur 78 të tjerë, sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë. Në mesin e të vrarëve është Samuel George, kreu i Gjykatës Tanta.