Një shpërthim i fuqishëm në anë të rrugës ka shkaktuar vdekjen e 3 personave, dy turistë vietnamezë dhe një guidë lokale turistike, si dhe ka plagosur 11 të tjerë që po udhëtonin me një autobus pranë piramidave të Gizës, në Egjipt.

Bomba ishte fshehur pranë një muri u aktivizua në momentin kur autobusi me 14 turistë vietnamezë kaloi pranë tij.

Sipas kryeministrit Sherif Ismail, dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Shpërthimi ndodhi sapo autobusi shkeli mbi të, në një kohë kur itinerari i planifikuar nuk ishte ai që po ndiqej, e ky ndryshim nuk iu ishte bërë i ditur forcave të sigurisë.

Mes të plagosurve janë 10 turistë vietnamezë dhe shoferi i autobusit.
Aktualisht, asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, por ata që kanë shënjestruar turistët gjatë së kaluarës kanë qenë militantët islamikë.

Dy turistë gjermanë u qëlluan për vdekje me thikë në një hotel, në resortin tejet popullor buzë detit të Kuq “Hurghada” vitin e kaluar.
Turizmi është burimi kryesor i të ardhurave për ekonominë egjiptiane.

Artikulli paraprakRAMA: ME HAP TË MADH DREJT FITORES SË QERSHORIT, SALINJTË DHE KADRINJTË ME GISHT NË GOJË
Artikulli tjetërI DEHURI ME MOTOR PËRPLASET ME MAKINËN, AUTOMJETI PËRPLAS NË RRUGË DY PERSONA