Banesat e komunitetit egjiptian në hyrjen e Shkodrës, të amortizuara prej vitesh duhet të rikonstruktohen pasi përveçse e vështirësojnë jetën e banorëve, rrezikojnë edhe jetën e tyre si shkak I gjendjes në të cilën janë. Ky është apeli që ka bërë për institucionet Dushe Nasufi, përfaqësuese e këtij komuniteti e cila kërkon mbështetje nga bashkia Shkodër pasi banorët janë shumë të varfër për të përballuar punimet.
Ajo kërkon që të zbatohet projekti I 7 viteve më parë, ku filloi rikonstruksioni I 33 banesave.
Ndërsa u interesuam pranë bashkisë Shkodër, na bëhet me dije se ende nuk ka një projekt për rikonstruksionin e këtyre banesave.