Jo në pak raste, banorët e komunitetit egjiptian në hyrje të qytetit të Shkodrës janë rrezikaur nga mjetet e shumta që lëvizin me shpejtësi në këtë zonë. Në disa raste janë shënuar edhe aksidente të fëmijëve të vegjël. Përfaqësuesja e këtij komuniteti, Dushe Nasufi tregon se kjo problematikë nuk po gjen zgjidhje prej kohësh.

Ndërkohë, ajo apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë më tepër kujdes gjatë lëvizjes në këtë zonë.

Kjo rrugë, për shkak se lidh qytetin e Shkodrës me pikën turistike në Shirokë e Zogaj ka një frekuentim të lartë të mjeteve në çdo periudhë të vitit. Të rrezikuar nga mjetet që lëvizin me shpejtësi, banorët kërkojnë që të merren masa nga institucionet përgjegjëse.

Artikulli paraprakPROBLEMET E SEZONIT TURISTIK NË ALPE
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË “STAR SPORT”