Eglantin Dhima, mesfushori vlonjat i Sopotit gjatë merkatos së verës është në “shënjestrën” e disa klubeve të Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë. Ai kreu disa ditë provë te Bylisi i Ballshit, ku drejtuesit dhe stafi teknik i asaj skuadre e pëlqyen futbollistin, por kontrata që ata i afruan ishte afatgjatë. Megjithatë, lojtari nuk ka kthyer ende përgjigjen përfundimtare.

Pas largimit nga Bylisi, ai ka zgjedhur një tjetër ekip të Superiores për të kryer provë, Vllazninë. Shtatshkurtri është vënë nën urdhrat e trajnerit Luan Zmijani, ndërsa me fillimin e javës së ardhshme do të përcaktohet e ardhmja e tij. Veç Vllaznisë, për 21-vjeçarin interesohet edhe Apolonia. Ekipi i drejtuar nga Artan Mërgjyshi ka shprehur interes për mesfushorin, duke i paraqitur dhe ofertën zyrtare, por tashmë mbetet në dorën e tij për të zgjedhur.

Artikulli paraprakCHECK UP NË POLIKLINIKË, BILALI: ANALIZAT NGA 8:00-12:00
Artikulli tjetërTURQIA, NIS SULMET AJRORE NDAJ ISIS