Vllaznia barazoi 1-1 me Egnatian në “Loro Boriçi”, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Dwamena në minutën e 69 të ndeshjes, për të kaluar miqtë në avantazh. Sulmuesi që po spikat në Superligë kaloi mbrojtjen vendase dhe më pas mposhti edhe portierin, për golin që trembi shkodranët. Megjithatë, Vllaznia nuk u dorëzua dhe gjeti golin në minutën e gjashtë shtesë. Asisti i Latifit u shfrytëzua nga Hoxhaj, që me kokë mposhti Sherrin. Gjithçka mes tyre mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit që luhet në 11 maj në Rrogozhinë.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 14 MAJIT/ TAKIM MES SHEFAVE TË MISIONEVE TË BE-SË
Artikulli tjetërKANDIDATI I KOALICIONIT” BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA TAKIM ME GRATË E VAJZAT E RAJONIT NUMËR 5