Superliga shqiptare e futbollit vijon këtë të shtunë me tre ndeshjet e para për raundin e 13-të. Gjithçka nisi në orën 14:00 me barazimin 1-1 mes Egnatias dhe Vllaznisë. Ndërkohë që në 17:00 luhen Dinamo – Partizani në Elbasan dhe Teuta – Skënderbeu në Durrës. “Demat e Kuq” të Partizanit kanë shënse për t’u rikthye në krye.
Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia barazuan 1-1. Vendasit e Edlir Tetovës kaluan në epërsi pas vetëm 43 sekondave lojë me Lushkjan, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Dodaj në minutën e 57-të.
Superliga, raundi 13-të:
E shtunë, 9 nëntor
14:00 Egnatia 1-1 Vllaznia
17:00 Dinamo – Partizani
17:00 Teuta – Skënderbeu
E diel, 10 nëntor
14:00 Laçi – AF Elbasani
17:00 Tirana – Bylis