Ështe mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja e parë gjysmëfinale mes Egnatias dhe Vllaznisë e vlefshme për kupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit shënuan në minutën e 30’ me anë të golit të realizuar nga Fernando duke kaluar skuadrën e Egnatias në avantazh. Pak minuta më pas Stojanoviç ndërhyn ndaj Zejnullait dhe ky i fundit rrëzohet në fushë. Ka protesta nga rrogozhinasit dhe Jorgji shkon në VAR. Pas rishikimit ai e ndëshkon me karton të kuq futbollistin e Vllaznisë duke i lënë me 10 lojtarë shkodranët. Në pjesën e dytë Jorgji ndëshkon me karton të kuq Esin Hakaj pasi ku I fundit ndëhyn me takë kundër Fangajt duke e lënë Vllazninë me 9 lojtarë dhe duke e mbyllur ndeshjen me fitoren e Rrogozhinasve.

Artikulli paraprakRAMA: AMBICIE QË BRENDA 2030 TË KEMI EKSPORTE USHTARAKE TË MARKËS MADE IN ALBANIA
Artikulli tjetërBASHA: NUK NDRYSHOJMË QËNDRIM PËR AMNISTINË PENALE