Vllaznia do të luajë ndeshjen e parë të “Final Four” këtë të dielë me Egnatian. Kuqeblutë kanë misionin e vështirë, por jo të pamundur, që të mposhtin ekipin që ka dominuar sezonin. Në prag të këtij dueli, trajneri gjerman, Thomas Brdariç, në një intervistë për mediat, theksoi se skuadra është gati për të përballuar një ndeshje delikate. Gjithashtu, Brdariç pohoi se Vllaznia do të hyjë në fushë e përqëndruar maksimalisht për ta fituar ndeshjen.

Tifozët shkodranë, sipas trajnerit të kuqebluve, do të jenë një shtysë e fortë për të eliminuar një kundërshtar të fortë si Egnatia.

Vllaznia do të kërkojë të bëjë maksimumin e saj në ndeshjen ndaj Egnatias, pasi Shkodra kërkon të rikthejë titullin pas 23-vitesh, teksa në këtë duel edhe mbështetja e tifozërisë kuqeblu pritet të jetë e shumtë në numër.

Artikulli paraprakAHMET PREMÇI PROMOVON ROMANIN NË LEZHË
Artikulli tjetërESTONI, MINISTRI HASANI: NATO MË E FORTË PAS AGRESIONIT SË PUTIN NË UKRAINË