Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç në prag të ndeshjes që kuqeblutë do të kenë në transfertë ndaj Egnatias thotë se e ka të qartë që ekipi i tij nuk është në formën më të mirë por shpreson që në Rrogozhinë Vllaznia të jetë më e kujdesshme dhe të vijë me një fitore në Shkodër…
Përballjen me Egnatian, skuadër që në fakt ka objektiva të tjera krahasuar me Vllaznisë, trajneri Brdariç e cilëson si një ndeshje kyçe ndërsa kërkon që ekipi i tij t’i japë një sinjal pozitiv në këtë përballje për të bërë kthesën drejt rezultateve pozitive…
Tirana mbetet një rival i fortë shprehet trajneri Brdariç për fitimin e titullit kampion por pavarësisht kësaj vëmendja është vetëm tek ndeshja e Vllaznisë
Sa i përket kampionatit Vllaznia nuk ndodhet në një moment të mirë ndërsa aktualisht ka pikë të barabarta me Egnatian, skuadër me të cilën do të luaj sfidën e radhës.