Tifozëria e Vllaznisë është gati për ndeshjen gjysmëfinale të “Final Four” që ekipi i tyre i zemrës do ta ketë ndaj Egnatias këtë të dielë. Në fakt, tifozët shkodranë janë shfaqur shumë entuziastë në këtë prag-ndeshje për ta mbështetur ashtu siç duhet skuadrën e tyre të zemrës dhe për këtë aryse, nisur edhe nga numri i biletave që kanë blerë deri tani, ata pritet të jenë të shumtë në “Air Albania” mbrëmjen e së dielës në sfidën ndaj Egnatias. Dy tifozët shkodranë, Tuti Rrahmani dhe Nikoll Mirashi, thonë se mbështetja për ekipin e Vllaznisë në ndeshjen e së dielës, do të jetë e madhe.

Dy tifozët besojnë shumë se titulli kampion këtë vit do të vijë në Shkodër.

Gjasat janë që tifozët shkodranë të jenë të shumtë në numër mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Air Albania” për ta mbështetur Vllazninë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Egnatias.

Artikulli paraprakDRTK ORGANIZON AKTIVITETE NË KALANË ROZAFA
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLOHET GARA ME BIÇIKLETA MES SHKOLLAVE