Sekretarja e gruas në Partinë Socialiste Etilda Gjonaj zhvilloi takimin e radhës për ristrukturimin e grave të PS në Shkodër së bashkë me drejtuesen politike të këtij qarku dhe ministren për sipërmarrjen Edona Bilali.

E pyetur nëse PS është e gatshme nësë në Shkodër do të ketë zgjedhje të pjesshme vendore vitin e ardhshëm si një prej bashkive ku kryetarja Voltana Ademi është prej më shumë se tri vitesh, sekretarja Gjonaj tha se edhe ky proces i ristrukturimit të grave bën që PS të jetë gati ndërsa për momentin sipas saj vëmendja është e përqendruar tek ristrukturimi i PS në qarqet e vendit.

Gjonaj tha gjithashtu që në zgjedhjet e ardhshme do të kërkohet që PS të ketë më shumë gra kryetare bashkish apo edhe në nivel qëndror. E pyetur edhe për gjuhën vulgare në Parlament ndaj deputeteve femra, Gjonaj deklaroi se ajo dhunë verbale që në seancat e fundit sidomos është shtuar ndjeshëm nuk duhet kurrsesi që të ndodh dhe qytetarëve t’i jepet një model tjetër nga salla e Parlamentit.

Nga ana e saj edhe drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali, njëkohësh ministre për sipërmarrjen deklaroi se sa i përket zgjedhjeve vendore të pjesshme në Shkodër ajo do të jetë e dyta që të flasë menjëherë pasi Presidenti Meta do të dekretojë datën e zgjedhjeve për vitin e ardhshëm nëse do të ketë një të tillë.

Sa i përket ristrukturimit të grave socialiste Bilali e cilësoi si një proces të rëndësishëm dhe sipas saj në Shkodër ka shumë gra në drejtim dhe përfaqësuese në institucione por sa i përket cilësisë ka ende shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim.

Etilda Gjonaj

Znj.Gjonaj një proces që ka nisur në gjithë Shqipërinë dhe që për PS, të paktën nga fjala e Z.Rama është vlerësuar i rëndësishëm duke patur parasysh që keni nisur edhe mandatin e tretë, sa i përket Shkodrës cilat janë ato konstatime që keni pas kësaj mbledhje?

Ky është një takim i planifikuar në kuadër të riorganizimit dhe rienergjizimit të gjithë strukturave të grave socialiste në rang vendi. Ishte Shkodra sot që jo vetëm gratë që janë në drejtim por edhe ata që janë bashkëkryetare me të cilat ne ndamë jo vetëm thjeshtë ato që kemi objektiva në vitet në vijim por njëkohësisht edhe shqetësimet që kanë strukturat e partisë sidomos për çështjet e grave. Unë besoj që ky riorganizim dhe ky

rienergjizim është i rëndësishëm për çdo qark, jo vetëm për Shkodrën pasi duam jo vetëm që të rrisim numrin e grave antare por njëkohësisht të përfaqësojmë sa më mirë gratë dhe jo vetëm si në pushtet vendor, qëndror apo edhe në Parlament.

Jeni gati si strukturë nëse do ketë zgjedhje të pjesshme vendore meqë Shkodra e ka këtë problematikë?

Ky është një proces që është në rang vendi pra jo detyrimisht vetëm në ato bashki ku ka nevojë që të ketë zgjedhje të kryetarëve të bashkisë. Ne edhe për bashkitë e tjera jemi shumë larg zgjedhjeve vendore dhe ne duam që ashtu siç u premtua jo vetëm strukturave por edhe qytetarëve,

në zgjedhjet e 25 prillit që do të vijojmë me analizën, me ristrukturimet dhe do vazhdojmë gjithashtu edhe për t’ju gjendur qytetarëve pranë është pikërisht ky proces që ka nisur në të gjitha qarqet dhe padyshim kjo na bën që të jemi më shumë gati nëse bashkia Shkodër do të ketë zgjedhje së shpejti.

Në Parlament vazhdon që të ketë një gjuhë të ashpër dhe vulgare ndaj grave, si sekretare e gruas të PS por edhe si deputete si e shihni këtë dhe nëse keni një apel?

Në fakt dhuna verbale në Parlament ka qenë sidomos në disa seanca, sidomos në seancat e fundit dhe besoj që jo vetëm gratë por gjithë deputetët jemi të një mendimi që nuk do të duhet kurrsesi që ne të japim një model ndryshe për Shqipërinë përsa kohë përfaqësojmë atje jo vetëm veten por përfaqëosjmë qytetarët që na kanë zgjedhur.

Jo vetëm faktin që ne duam të forcojmë strukturat tona por edhe që gratë dhe pjesa tjetër e shoqërisë ta ndjejnë veten të përfaqësuara nga përfaqësues të cilët jo vetëm flasin me etikë por ndjekin edhe programet apo politikat në interes të qytetarëve.

Do të kërkoni që të ketë më shumë gra sa i përket bashkive, meqenëse Z.Rama ka folur për rritje të përfaqësimit të grave dhe nuk e di sa jeni të kënaqur në nivel kombëtar dhe në krye të bashkive, do kërkoni më shumë gra në zgjedhjet e ardhshme?

Ne do të donim që të kishim më shumë gra kryetare bashkish pse jo të promovohen ata që kanë vlera, që përfaqësojnë grupet por njëkohësisht janë gra me identitet ku padyshim edhe pjesa tjetër e shoqërisë ndjehet e përfaqësuar.

Edona Bilali

Qëllimi ishte mbledhje e të gjitha zonjave , aktualisht të identifikuara por edhe promovimi dhe përcjellja e mesazhit për më shumë gra që të na bashkohen me PS.Dy vitet e fundit PS ka patur problemet e saj, sa është reflektuar për këtë gjë?

Përsa i përket riorganizimit dhe problematikave në të kaluarën lidhur me këtë strukturë, ne po të shohim të dhënat, shifrat por edhe interpretimet, salla e tregoi edhe sot se kemi gra socialiste shumë më shumë se kemi patur ama është shumë e rëndësishme që sipas kalendarit ne të vazhdojmë me antarësimet e grave sepse qëllimi është i njëjtë rritjen e antarësisë së tyre brenda PS.

Është një ndezje motorësh për zgjedhjet vendore të pjesshme që mund të jenë në Shkodër duke angazhuar gratë e PS Shkodër?

Kjo datë dhe takimi i sotëm bashkë me ristrukturimin është përcaktuar që në qershor dhe është krejtësisht jo e lidhur me zgjedhjet lokale dhe është një proces riorganizimi në të cilën këtë herë ishim për gratë, folëm edhe për burimet njerëzore ndërkohë që në një takim të radhës do të diskutojmë edhe për rininë dhe funksione të tjera të partisë.

Si drejtuese politike e PS Shkodër po bëhen gati për zgjedhje vendore të pjesshme që pritet të jenë vitin e ardhshëm me shumë gjasa?

Do presim që Presidenti të flasë dhe të japë verdiktin e tij dhe sapo Presidenti të prononcohet e dyta pas Presidentit, për Shkodrën do të jem unë.

PS ka si strategji më shumë gra, të paktën edhe në Shkodër janë mazhorancë gratë tek PS, është kjo një lloj strategjie për të sheshuar konfliktet e së kaluarës apo kanë patur performancë më të mirë në gjykimin tuaj?

Faktikisht, në gjykimin tim por edhe në gjykimin e qytetit grave sa herë i është dhënë një hapësirë qoftë në qeverisjen qëndrore, në nivel lokal apo qoftë partiak dhe administratë e kanë vërtetuar me punën dhe përkushtimin e tyre që jo vetëm e meritojnë këtë detyrë por akoma më shumë jemi në borxh me gratë.

Është e vërtetë që në Shkodër ka gra në drejtim dhe veçanërisht po ta shohim nga ana sasiore e kuotave jemi shumë mirë por nga ana cilësore prap mendoj se më shumë gra do të ishte më mirë edhe për rritjen e performancës së institucioneve por pse jo edhe në rritjen e kontributit në PS.

Çfarë kërkuan gratë në këtë takim që ju bëtë?

Tani ju do ta besoni ose jo por gratë kërkojnë që vetëm të vazhdojmë aktivisht të takohemi për të dëgjuar problematikat e tyre për ti përcjellë ato në instacat e duhura por njëkohësisht erdhën për të thënë që njihen edhe të vlerësuara nga PS.

Kur thoni problematikat, cilat janë ato problematika që kanë gratë?

Ristrukturimi që është një proces që duhet ndjekur dhe përveç kësaj nuk doli asgjë tjetër që gratë mund të kenë, përkundrazi sepse nuk mund të kemi shqetësime apo problematika kur jemi në bashkitë e renditura më lart përsa i përket përfaqësisë gjinore. Personalisht mendoj që akoma më shumë duhet të bëjmë por nga gratë mesazhet janë shumë pozitive.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA ISH-BALERINA DHE MODERATORJA HUEYDA EL SAIED
Artikulli tjetërDREJTORI I POLICISË BULLGARE PËR AKSIDENTIN E TMERRSHËM: UDHËTARËT ISHIN SHQIPTARË!