Në kuadër të muajit të autizmit, futbollistët e Vllaznisë, patën mundësinë që këtë të enjte të zhvillojnë një aktivitet tejet interesant me nxënësit e shkollës speciale “3 Dhjetori” me titull “Eja edhe ti të sfidopojmë lojën”.

Fëmijët me aftësi ndryshe të kësaj shkolle e bën më të bukur këtë ndeshje miqësore, e cila mblodhi bashkë mësues, futbollistë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Organizatorja e këtij aktiviteti ishte mësuesja e kësaj shkollë, Greta Zmijani, e cila u shpreh se ndihet tejet e kënaqur me gjithë atmosferën.

Sipas saj, fëmijët autik kanë nevojë për mbështetje dhe padyshim kjo sot erdhi përmes futbollistëve të Vllaznisë.

Të njëjtin mendim ndan nëndrejtoresha e shkollës, e cila shprehet se sensibilizimi për fëmijët me aftësi ndryshe është një detyrë e të gjithëve.

Si përfaqësues i klubit Vllaznia, kapiteni Gilma Lika, kërkoi që të gjithë bashkë të sensibilizohemi me këta fëmijë.

I pranishëm ishte edhe trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili shpërndau edhe certifikata për të gjithë të fëmijët pjesmarrës. Nuk munguan edhe dhuratat. Fëmijët kaluan momente të këdshme me futbollistët e ekipit shkodranë.

 

Artikulli paraprakSHPËRNDANIN E SHISNIN KANABIS, ARRESTOHEN 2 SHTETAS
Artikulli tjetërENERGJIA ELEKTRIKE NË ZONAT MALORE