Zbardhen detaje të reja nga krimi në familje mesditën e sotme në Durrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori Ruzhdi Tosuni e ka njoftuar vetë policinë duke u thënë “ejani se kam vrarë gruan”. Pyetjes së policisë së “ku ndodhej”, autori i është përgjigjur duke thënë “para dyqanit po ju pres”.

Kur ka shkuar policia ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se “ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI KURTI KËRKON HETIME NDAJ PRESIDENTIT THAÇI: KA SHKELUR KUSHTETUTËN PËRMES NJË MARRËVESHJE SEKRETE
Artikulli tjetërHISTORIA, “JAM INVALID POR PAGUAJ BILETËN E AUTOBUSIT”