Të dy ekipet e akademisë Vllaznia kanë arritur që të fitojnë ndeshjet e tyre përballë skuadrës Olimpik.
U-17 ka fituar me rezultatin 3-0 me tre gola të shënuar nga Parubi një në pjesën e parë dhe dy të tjerët në pjesën e dytë. Me këtë fitore Vllaznia përforcohet në vendin e tretë me 27 pikë por sërish duke qenë larg dy vendeve të para. Edhe U-19 ka fituar me të njëjtin rezultat 3-0 me gola të realizuar nga Vecaj në pjesën e parë dhe Pusi e Kukaj në të dytën. U duke një ndeshje e lehtë tha trajneri Edomd Doçi por Vllaznia vlerëson çdo kundërshtar. Me fillimin e fazës së dytë nga 19 vjeçarët janë larguar shumë futbollistë por kjo nuk e pengon këtë ekip që të rindërtohet sërish. Me këtë fitore 19 vjeçarët e Vllaznisë mbajnë vendin e parë me 34 pikë por duke patur shumë pranë Partizanin dhe Shkëndijën. Ndeshjet e akademisë Vllaznia i ka ndjekur nga afër edhe trajneri i ekipit të parë Armando Cungu duke qenë një mbështetje dhe tejet bashkëpunues me trajnerët dhe lojtarët e rinj.