Forca e Sigurisë së Kosovës tha se ka shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare.

Në njoftimin për media thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, dhe përveç shpëtimit të fëmijës, “janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja”.

FSK-ja tha se gjatë operacionit që janë duke realizuar, ekipet e saj në Turqi kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por se prioritet i tyre mbeten vendet ku janë detektuar persona të gjallë, “dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”.

Artikulli paraprakSAMITI I BRUKSELIT, TEMË E DISKUTIMIT PRITET TË JETË EDHE DIALOGU MES KOSOVËS DHE SERBISË
Artikulli tjetërAUTORITETET TË SHQETËSUARA PËR DEZINFORMIMIN NË INTERNET, TURQIA BLLOKON ‘TWITTER’ PAS TËRMETEVE VDEKJEPRURËSE