Ekipi i zjarrfikësve të Shkodrës i vjen në ndihmë banorëve të Dajcit. Janë vënë në përdorim 2 pompa te fuqishme të cilat po terheqin ujin nga tokat bujqësore në fshatin Shirq.
Drejtori i Emergjencave në bashkinë Shkodër Ridvan Bushati thotë se rezultati është i dukshëm pasi për 30 minuta niveli ujit ka rënë 2 cm.
“Me këtë ritëm brenda 3 orësh thahet e gjithë parcela ku po punojme“-deklaroi Bushati.