Një takim, sado i shkurtër, me njerëz të suksesshëm dhe frymëzues është një mundësi e mirë për t’u mbushur me optimizëm dhe për të besuar tek aftësitë e tua.
Një mundësi të tillë e kanë pasur edhe disa gra dhe vajza të qytetit të Shkodrës, të cilave organazata “Eko Mendje” iu ka rezervuar një takim me znj.Madi Sharma një sipermarrëse e cila ka themeluar dhe drejton “Madi International Group”, një grup ndërkombëtar ku përfshihen sektori privat, organizata jofitimprurëse dhe ato joqeveritare. Në fokus të këtij bashkëbisedimi ishte mënyra se grate dhe vajzat duhet të bësojnë tek vetvetja dhe të shfrytëzojnë aftësitë dhe idetë e tyre për të bërë gjëra të mira jo vetëm për to, por edhe për vendin. Në përfundim të takimit, Madi Sharma tha për Star Plus, se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, me njerëz që janë të aftë dhe që kanë ide të mira. Drejtuesi i “Eko Mendje”, Mirsad Basha u shpreh se ndihet me fat për ardhjen e një figure të tillë në Shkodër. Madi Sharma mban postin e anëtares së bordit drejtues në disa organizata të sektorit privat apo joqeveritar. Ajo është një folëse e mirënjohur ndërkombëtarisht në fushën e sipermarrjes dhe fuqizimit të rolit të gruas.