
“Ekonomia qarkulluese dhe transformimi I gjelbër” ishte tema e takimit të zhvilluar nga projekti “EU4Green” në sallën e konferencave të hotel “Colosseo” në Shkodër. Irida Haxhi, përfaqësuese e projektit tregon detajet për përfshirjen e profesionistëve nga ministritë përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë.
Daniela Zanini – Freitag, përfaqësuese e Agjencisë Austriake të Mjedisit tha se projekti pilot ka synim të forcojë ekonominë qarkulluese dhe projektet për transformimin e gjelbër mes dy shteteve.
Projekti do të zhvillohet edhe ditën e enjte, datë 3 prill në ambjentet e hotel “Colosseo”.