“Ditё takimi me turizmin 2017” ishte aktiviteti qe organizoi diten e sotme Departamenti i Turizmit i Fakultetit Ekonomik.

Nen Sloganin “PO! NE PROMOVOJME TURIZMIN” dekania e ketij fakulteti Blerta Dragusha tha se qellimi i ketij aktiviteti ishte promovimi i punes se studenteve te kesaj dege dhe se nepermjet projekteve te ndryshme synohet formimi praktik i tyre. Dekania Dragusha u shpreh se ne fokusin e Fakultetit Ekonomik eshte formimi praktik i studenteve gje per te cilen ne muajin Maj studentet e kesaj dege do te zhvillojne praktiken profesionale ne resortet e Antalias. Pervec promovimit te punimeve te studenteve ky aktivitet kishte si qёllimi edhe promovimin e turizmit nё rajonin e Veriut tё Shqipёrisё nё pёrgjithёsi dhe nё qytetin e Shkodrёs nё veçanti.

Artikulli paraprakDËSHTON TAKIMI RAMA-META, S’KA MARRËVESHJE EDHE KËSAJ RADHE
Artikulli tjetërANALISTI FATOS LUBONJA I FTUAR NË “FORUMIN URBAN”