Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” shpesh herë përballen me përgjigje të pakuptimta apo edhe me abuzime ndaj kërkesave të tyre.
Jo rrallë herë këto problematika janë vërtetuar edhe në emisionet investigative në Shqipëri. Një tjetër skandal i radhës është një listë notash e lëshuar nga fakulteti ekonomik në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Kjo është lista e notave që i është dhënë një student dhe që është publikuar edhe në një prej faqeve më të mëdha në rrjetin social facebook të opinionistit Olti Curri. Menjëherë pas publikimit pak kohë më parë të kësaj liste notash që kalon çdo limit dhe është totalisht në shkelje me mënyrën se si duhej të jepej kanë vërshuar edhe një mori komentesh kryesisht nga vetë studentët të cilët janë aktualisht apo edhe nga ata që kanë kryer studimet. Këto denoncime nuk kanë munguar edhe më përpara por askush nuk i ka marrë seriozisht. Kjo lloj mënyre e dhënies së notave në një listë e cila mban shënime nga vetë punonjës të fakultetit të ekonomikut është një sinjal i qartë që tregon mungesën e seriozitetit dhe paaftësinë që mbizotëron aty. Duke mos patur një zgjidhje tjetër, studentët nga frika se edhe mos penalizohen duke i mbetur në provime pa arsye detyrohen që t’i drejtohen rrjeteve të ndryshme sociale siç janë faqet në facebook. Pavarësisht se kjo listë notash e lëshuar në fakultetin e ekonomikut në Shkodër është publikuar që me 28 dhjetor të vitit të kaluar askush nuk është shqetësuar e madje nuk është marrë asnjë lloj vendimi ndonëse lista është jashtë çdo rregulli dhe që nuk vlen aspak si dokument zyrtar për studentin që e ka kërkuar.